• Home
  • Premier League
  • Guardiola: City, skuadra më e fortë në botë? Jo, ja cila është…

Guardiola: City, skuadra më e fortë në botë? Jo, ja cila është…

Manchester City nuk është skuadra më e mirë në botë. Këtë e ka thënë Pep Guardiola, trajneri i Qytetarëve, duke iu përgjigjur një pyetje direkte të një gazetari në konferencën për shtyp të zhvilluar pas ndeshjes së fituar 2-0 kundër Brentford.

Trajneri katalanas, që ka çuar përkohësisht skuadrën e tij 12 pikë larg Liverpool-it (Të Kuqtë kanë dy ndeshje më pak) dhe në 6kuotën e 60 pikëve në Premier League, nuk ka qenë dakord me gazetarin”

“A mund të themi se Manchester City është skuadra më e fortë në botë? Jo”, ka thënë Guardiola. “Pse jo? Sepse nuk është kështu, nuk jemi skuadra më e mirë në botë. Skuadra më e mirë është Chelsea, që ka fituar Champions League”.

Strategji, modesti, apo një mënyrë për të stimuluar lojtarët e tij që të japin 110% në fushën e lojës.

Leave A Comment