• Home
  • Nations League
  • Haaland, “përbindësh” edhe në Ligën e Kombeve. E ndjek Lukaku dhe Zahavi

Haaland, “përbindësh” edhe në Ligën e Kombeve. E ndjek Lukaku dhe Zahavi

Faza e parë, ajo e grupeve, e Ligës së Kombeve, ka përfunduar. Nga Liga A në Ligën D nuk ka më ndeshje për këtë fazë. Gjashtë ndeshje të luajtura nga secila skuadër. Dhe si për çdo turne, është e nevojshme të përpilohet renditja e shënuesve më të mirë të Ligës së Kombeve në këtë rast. Edhe nëse “Final Four” do të duhet të luhet ende, një bilanc i konsiderueshëm i golashënuesve tashmë mund të bëhet. Në krye të renditjes speciale është Erling Haaland, i cili shënoi 6 gola me Norvegjinë e tij. Ai ndiqet nga Romelu Lukaku dhe Eran Zahavi, përkatësisht me Belgjikën dhe Izraelin, që realizuan nga 5 gola secili.

ERLING HAALAND (6 gola)
Le të fillojmë me “përbindëshin” norvegjez të Borussia Dortmund. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara nga Norvegjia e tij në Ligën B të Ligës së Kombeve, Haaland ka marrë pjesë vetëm në katër prej tyre, duke shënuar gjashtë gola. Një gol (dhe një asist) në fitoren 5-1 kundër Irlandës së Veriut, një “hat-trick” në fitoren 4-0 ndaj Rumanisë dhe në fund një gol i shënuar kundër Austrisë. Bilanci total: 6 gola në 4 ndeshje.

ROMELU LUKAKU (5 gola)
Pesë ndeshje të luajtura në këtë Ligë të Kombeve për sulmuesin e Interit, i cili e filloi sezonin në një mënyrë të shkëlqyeshme. Mbeti “thatë” në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, nuk u thirr për ndeshjen tjetër kundër Islandës. Turneu i tij filloi praktikisht në ditën e tretë, kur shënoi kundër Anglisë. Një gol pastaj kundër Islandës dhe një tjetër kundër Danimarkës. “Thatë” mbeti edhe në ndeshjen e kthimit kundër Anglisë. Bilanci total: 5 gola në 5 ndeshje.

ERAN ZAHAVI (5 gola)
E mbyll podiumin Eran Zahavi. Në katër vitet e fundit ai ka shënuar shumë gola në Kinë për Guangzhou R&F. Nga ky vit luan për PSV. Me Izraelin e tij ishte protagonist i gjashtë ndeshjeve të luajtura në këtë edicion të Ligës së Kombeve, edhe pse kombëtarja e tij përfundoi e treta në grupin 2 të Ligës B. Zahavi shënoi kundër Skocisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë (“hat-trick” në këtë ndeshje të fundit). Bilanci total: 5 gola në 6 ndeshje.

Leave A Comment