• Home
  • La Liga
  • Haaland te Real Madrid falë Adidas dhe… Zidane

Haaland te Real Madrid falë Adidas dhe… Zidane

Erling Haaland kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës dhe veçanërisht nga të mëdhatë e Premier League dhe nga Real Madrid, Pikërisht për sa u takon madrilenëve, mund të ketë lajme të rëndësishme në horizont.

Në faks, siç ka shkruar Bild, që është cituar edhe nga Marca, Adidas mund të bëhet aleati kryesor i Real Madrid për ta transferuar sulmuesin nrovegjez në Bernabeu. Kompania gjermane duket se është shumë afër arritjes së marrevshjes me lojtarin pas përfundimit të marrësveshjes së mëparshme të Erling me Nike.

Jo vetëm. Nga sa mësohet, të hënën e kaluar, më 7 shkurt, duket se afër zyrave të Adidas është zhvilluar një takim sekret mes pjesëtarëve të kompanisë, Haaland, i shoqëruar nga babai, por edhe persona të tjerë mes të cilëve ka qenë edhe Zidane, edhe ai imazh i Adidas, por edhe Michu, idhulli i sulmuesit norvegjez në fëmijëri.

Ideja duket se ka qenë që të bindet Haaland me praninë e dy ish-futbollistëve. Firma me Adidas-in do ta afronte sulmuesin me Real Madrid, duke parë se marka e njohur “vesh” shumë talente Balncos.

Leave A Comment