• Home
  • Bundesliga
  • Haaland zbulon të ardhmen pas futbollit dhe objektivin: Dua të thyej çdo rekord dhe të jem më mirë se…

Haaland zbulon të ardhmen pas futbollit dhe objektivin: Dua të thyej çdo rekord dhe të jem më mirë se…

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, është rrëfyer në një intervistë, duke zbuluar të ardhmen pas futbollit dhe duke folur për atë që i pëlqen të bëjë gjatë kohës së lirë:

“Më pëlqen ta nis ditën pa zile zgjimi. Kur nuk luaj futboll, marr një kafe të mirë në mëngjes dhe shtrihem në diell gjithë ditën, duke u çlodhur”, ka thënë norvegjezi.

Në lidhje me të ardhmen pas futbollit dhe pasionin e tij për kafshët:

“Më pëlqen ta kaloj ditën në fshat. Më pëlqen të b ëj shumë gjëra për ta hequr mendjen nga futbollit. Nuk është e lehtë të jesh një futbollist dhe duhet të kemi mentalitetin e duhur. Kur mundem, përpiqem të çlodhem duke i dhënë një traktori ose duke ushqyer lopët”, ka vazhduar Haaland.

“Për momentin nuk kam as lopë dhe derra, por jam i sigurt se do t’i kem në të ardhmen. Kur të tërhiqem nga futbolli, do të hap një fermë të vogël. Nuk e di ku dhe kur, por jam i sigurt se do të kem disa kafshë”.

Haaland ka zbuluar edhe ëndrrën e tij, atë që të jetë më i fortë se babai i tij Alf-Inge Haaland:

“Kam ëndërruar gjithmonë të jem më i mirë se babai im. Ëndërroja ta fitoja bukën e gojës duke luajtur futboll. Kërkoj të thyej çdo ditë të gjithë rekordet, vetëm atëherë do të mund të them se jam më i mirë se babai im”.

Leave A Comment