• Home
  • Premier League
  • “Hajde me mua te Manchester United”, zbulohet mesazhi i Pochettino-s për 100 milionëshin

“Hajde me mua te Manchester United”, zbulohet mesazhi i Pochettino-s për 100 milionëshin

Mauricio Pochettino do që Harry Kane t’i bashkohet atij te Manchester United, në rast se argjentinasi do të marrë drejtimin e Djajve të Kuq, sipas së përditshmes angleze Telegraph.

Prej kohësh flitet për një kthim të 49-vjeçarit në Premier League pas largimit nga Tottenham. Për të interesohet Manchester United, që është në kërkim të një trajneri të përhershëm, me Ralf Rangnick do të largohet në fund të sezonit dhe do të marrë një rol si këshilltar brenda klubit.

Dhe duket se kërkesa e parë e Pochettino për Djajtë e Kuq do të jetë kapiteni i Anglisë, Harry Kane. Një ide kjo, gjithmonë sipas Telegraph, duket se pëlqehet shumë nga sulmuesi, i cili ka qenë shkëlqyer nën drejtimin e argjentinasit.

Vlera e Kane në merkato, sipas Transfermarkt, është 100 milionë euro.

Leave A Comment