• Home
  • Bundesliga
  • Hakmarrja e Dortmund, planifikohet “vjedhja” e yllit të Bayern-it

Hakmarrja e Dortmund, planifikohet “vjedhja” e yllit të Bayern-it

Borussia Dortmund po mendon t’u vjedhë qendërmbrojtësin Niklas Sule rivalëve të Bayern Munich. Kontrata e lojtarit është drejt skadencës dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, pasi refuzuar edhe ofertën e fundit në ditët e kaluara.

Një situatë kjo që shumë klube të vihen në lëvizje për gjermanin, mes të cilëve është edhe Borussia Dortmund. Sipas Sport1, verdhezinjtë janë në garë me Barcelona-n dhe dy klube të Premier League.

Pas shumë vjedhjesh të pësuara nga bavarezët, Dortmund duket se po planifikon hakmarrjen. Një operacion aspak i lehtë për Borussia-n, që për këtë arsye po marrin informacione edhe për Nico Schlotterbeck të Freiburg-ut.

Leave A Comment