• Home
  • Formula 1
  • Hamilton “bëhet i gjallë” pas dy muajsh, ja mesazhi për fansat

Hamilton “bëhet i gjallë” pas dy muajsh, ja mesazhi për fansat

Hera e fundit që Lewis Hamilton kishte postuar një lajm në rrjetet sociale ishte 11 dhjetori i vitit të kaluar, pas përfundimit të provave zyrtare të garës së Çmimit të Madh në Abu Dhabi.

Të nesërmen e asaj dite, ai humbi mundësinë të shpallej kampion bote për të tetën herë në Formula 1, pas garës me shumë polemika dhe vendimeve që morën komisarët e garës, që favorizuan Verstappen.

Piloti britanik vendosi të largohte nga rrjetet sociale dhe qarkulloi ideja se mund të tërhiqej nga sporti. Një heshtje e frikshme, pasi Hamilton nuk ndiqte më askënd në rrjetet sociale.

Gjithsesi, sot vjen mesazhi i parë i pilotit britanik të Mercedes, që i qeshur poston një foto mes kanineve në Amerikë. “Isha larguar, tani jam rikthyer”, është mesazhi i Lewis Hamilton për fansat e tij.

Leave A Comment