• Home
  • La Liga
  • Hazard në Serinë A me çmim të ulur: ja ku mund të shkojë

Hazard në Serinë A me çmim të ulur: ja ku mund të shkojë

Hazard ka qenë një dështim i vërtetë te Real Madrid, që në 2019-ën pagoi plot 115 milionë euro për ta marrë nga Chelsea. Fantazisti belg është lojtari më i paguar i skuadrës dhe kontrata e tij skadon në vitin 2024.

Florentino Perez do të provojë të bëjë gjithçka është e mundur për ta larguar verën e ardhshme. Sipas Elgoldigital.com, klubi spanjoll është gati të bëjë një ulje të ndjeshme të çmimit për ta shitur në fund të sezonit.

Madrilenët, në fakt, janë të gatshëm të pranojnë një shifër rreth 40 milionë euro për kartonin e belgut, i cili paguhet 15 milionë euro në sezon.

Për Hazard mund të kthehen në sulm klubet e Premier League, si Newcastle, por në Spanjë flasin edhe për një interesim të madh të Juventus-it, që në muajt e ardhshëm mund të humbasë Paulo Dybala.

Leave A Comment