• Home
  • Premier League
  • Hera e parë në fushë pas 7 muajsh, Eriksen rikthehet të asistojë ditën e të dashuruarve!

Hera e parë në fushë pas 7 muajsh, Eriksen rikthehet të asistojë ditën e të dashuruarve!

Christian Eriksen është gjithnjë e më pranë rikthimit në fushë për një ndeshje zyrtare!

Danezi këtë merkato dimërore firmosi me anglezët e Brentford për 6 muaj dhe ende nuk ka debutuar në Premier League, por sot ka zbritur në fushë me fanellën e re në një ndeshje kontrolluese ndaj Southend teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-2.

Ndërkaq, 30-vjeçari që datëlindjen e festoi në fushë ishte autor i një paraqitje të shkëlqyer, ndërsa provoi kuadratin në disa raste ndërsa nuk mund të dilte nga fusha pa dhuruar një asist, të cilin gjithnjë e ka pasur armën më të fortë në repertorin aftësive të tij.

Tashmë, objektivi është debutimi zyrtar me Brentford në Premier League, kampionat të cilin Eriksen e njeh mirë pasi më parë është aktivizuar në radhët e Tottenham.

Leave A Comment