• Home
  • Bundesliga
  • Hertha përmbys Dortmund-in dhe i bën një dhuratë Bayern-it (Video)

Hertha përmbys Dortmund-in dhe i bën një dhuratë Bayern-it (Video)

Borussia Dortmund ka marrë një rezultat zhgënjyes në Bundesliga.

Haaland me shokë janë mundur 3-2 në transfertë kundër Hertha Berlin.

Nj fitore me përmbysje për berlinezët.

Pjesa e parë, në fakt, është mbyllur 1-0 në favor të Dortmund falë një goli të Brandt në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë, në harkun e gjashtë minutave, Hertha ka përmbysur gjithçka falë golave të Belfodil në minutën e 51-të dhe Richter në të 57-ën. Ky i fundit ka shënuar edhe golin e tretë të Hertha-s  në të 69-ën.

Tigges ka fiksuar shifrat në 3-2 me golin e shënuar për Borussia-n në të 83-ën.

Leave A Comment