• Home
  • Bundesliga
  • Hoeness, kundër revolucionit: Po provojnë gjithçka për të ndalur dominimin e Bayern-it

Hoeness, kundër revolucionit: Po provojnë gjithçka për të ndalur dominimin e Bayern-it

Pak ditë më parë, Oliver Kahn është shprehur në favor të idesë për të përdorur një sistem playoff në kampionatin gjerman të futbollit, për ta bërë sa më interesante luftën për titull në Bundesliga.

Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, nuk është dakord me administratorin e deleguar të bavarezëve.

“Ky është opinioni i tij, i imi është ndryshe. Më duket qesharake. Në Bundesliga duhet ta fitojë kampionatin skuadra që është më e mirë pas 34 javësh”, ka thënë Hoeness.

“Ky do të ishte vetëm një rregull kundër Bayern Munich! Administratori i ri i deleguar i Federatës mendon ditë e natë si të ndërpresë dominimin e Bayern-it. Ja si ka lindur kjo ide. Nuk ka playoff-e në asnjë nga 5 kampionatet kryesore të Europës”.

Leave A Comment