• Home
  • Bundesliga
  • Hoeness për yllin e Bayern: Jam i sigurt se do të ishte një gjendje të bëhej… Kryeministër

Hoeness për yllin e Bayern: Jam i sigurt se do të ishte një gjendje të bëhej… Kryeministër

Nga futbolli në politikë.

Ku i dihet nëse Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munich dhe Polonisë, do të ndjekë “këshillën”  e Uli Hoeness, ish-presidenti i tij në klubin bavarez.

Në një intervistë për Kicker, siç ka raportuar Spiegel.de, ish-numri një i klubit gjerman shikon një të ardhme në politikë për sulmuesin.

“Robert është një person që mendon shumë, një djalosh i zgjuar që ka një vizion të qartë për botën”, ka thënë Hoeness.

“Nëse do të utej në politikë, jam i sigurt se do të ishte në gjendje të bëhej Kryeministër i Polonisë. Unë do të kisha shumë besim tek ai dhe është një nga ata që i ka idetë e qarta për jetën”.

Të shohim nëse sulmuesi polak do ta ndjekë këtë këshillë ose do të zgjedhë diçka tjetër. Për momentin, jemi të sigurt se do të vazhdojë të bëjë atë që di të bëjë më mirë: shumë gola dhe të fitojë shumë trofe…

Leave A Comment