• Home
  • Moto GP
  • Honda përshin Marquez në listën e pilotëve për garën e 28 marsit

Honda përshin Marquez në listën e pilotëve për garën e 28 marsit

Piloti spanjoll Marc Marquez është përfshirë nga Honda në listën paraprake të pilotëve që do të garojnë më 28 mars, në garën e parë sezonale të MotoGP që zhvillohet në pistën e Losail, në Katar.

Piloti i Honda nuk garon që nga korriku 2020, kur u aksidentua në garën e parë sezonale dhe më pas, në 6 muaj, kreu 3 operacione në shpatull. 8 herë kampioni i botës është ende në periudhë rehabilitimi.

Duke qenë se kjo fazë rehabilitimi është e gjatë dhe e vështirë, prania e tij në pistë më 28 mars duket e vështirë. Piloti ka deklaruar se ndihet më mirë nga dita në ditë, duke lënë të hapur mundësinë për të qenë në pistë që në garën e parë sezonale.

Marquez nuk mori pjesë javën e kaluar në testet që skuadrat kryen në pistën e Losail, pasi nuk ishte ende gati. Lajmi i përfshirjes së tij në listën e pilotëve të garës tregon se ai mund t’ia dalë mbanë.

Leave A Comment