• Home
  • Moto GP
  • Honda rikthehet protagoniste, dominon testet dimërore në pistën indoneziane

Honda rikthehet protagoniste, dominon testet dimërore në pistën indoneziane

Piloti spanjoll Pol Espargaro me Hond ka qenë më i shpejtë në sesionin e dytë të testeve të lira dimërore të kryera në pistën e Mandalika, në Indonezi. Në këtë pistë MotoGP do të debutojë këtë vit.

Espargaro dha kohën 1’31”060 në një pistë ku pilotët garonin për herë të parë, duke lënë pas kampionin e botës në MotoGP, francezin e Yamaha, Fabio Quartararo. Ndërsa në vendin e tretë u rendit Ducati Factory (jo zyrtar) i Luca Marini.

Gjithsesi, kohët e dhëna ishin shumë të përafërta mes tyre, duke e bërë mjaft të fortë garën për kohën më të mirë. Mirë u paraqit edhe Ducati zyrtar i Francesco Bagnaia, i gjashti në provat e fundit. Kohët e pilotëve erdhën ndjeshëm duke u përmirësuar.

Leave A Comment