• Home
  • Bundesliga
  • “I bëj komplimente për Sule-n”, Matthaus: Ja pse Dortmund nuk e mund dot Bayern-in

“I bëj komplimente për Sule-n”, Matthaus: Ja pse Dortmund nuk e mund dot Bayern-in

Lothar Matthaus nuk beson se Borussia Dortmund mund të kërcënojë Bayern Munich në luftë për titullin, veçanërisht pas humbjes së rëndë të pësuar në shtëpi kundër Bayer Leverkusen:

“Kësaj skuadre i mungon thjesht vazhdimësia, mentaliteti dhe klasi”, ka thënë ish-mesfushori në një deklaratë të dhënë për Sky Sports DE.

“Kampionati nuk do të kishte qenë më i luftuar nëse do të kishin fituar. Skuadrës së Reus i mungon diçka për të fituar. Në fund është edhe një çështje mentaliteti, forcë vullneti dhe, siç ndodh shpesh, vazhdimësie.

“Marrja e Sule-s? Mund t’i bëj vetëm komplimentet Dortmund-it, i kanë marrë një nga qendërmbrojtësit më të mirë gjermanë Bayern Munich me parametra zero”.

Leave A Comment