• Home
  • Tenis
  • I hyri 3 herë në shtëpi, policia arreston personin që terrorizoi fituesen e US Open

I hyri 3 herë në shtëpi, policia arreston personin që terrorizoi fituesen e US Open

Tenistja 19-vjeçare britanike Emma Raducanu më në fund është e qetë. Policia britanike ka arrestuar së fundi një 35-vjeçar, që përndiqte dhe terrorizonte tenisten, fituese e grand slam të US Open në shtator të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për Amrit Magar, i cili kishte vajtur 3 herë në shtëpinë e tenistes, në periferi të Londrës, ku ajo jetonte me prindërit e saj. Personi, i martuar dhe i papunë, u shpreh se ishte dashuruar me tenisten. Ai kishte arritur të gjendte adresën e Raducanu dhe kishte shkuar në shtëpinë e saj, duke i lënë mesazhe dashurie.

Herën e parë kishte lënë në shtëpinë e tenistes një letër dashurie. Herën e dytë kishte bërë një hartë të rrugës që kishte bërë për të arritur deri tek ajo. Ndërsa herën e tretë (4 dhjetor) kishte dekoruar një pemë Krishtlindjesh në kopshtin e shtëpisë së Raducanu.

Amrit Magar kishte vjedhur edhe shall, që kujtotne se ishte i tenistes, por në fakt ishte i babait të saj. Ai, falë kamerave të sigurisë, ka njohur personin dhe lajmëroi policinë, e cila më pas arrestoi përndjekësin. Ai ndodhet në burg dhe pritet të dalë këtë muaj para gjykatës.

Leave A Comment