• Home
  • Premier League
  • I largohen 3 yje me zero, Abramovich nuk do t’ia di: gati merkato 200 milionë euro në verë!

I largohen 3 yje me zero, Abramovich nuk do t’ia di: gati merkato 200 milionë euro në verë!

Fituesi i Kupës së Botës për Klube, Chelsea tani është gjithnjë e më shumë në duart e Thomas Tuchel.

Nëse, nga njëra anë, në fund të sezonit ata mund të përshëndesin lojtarë si Rudiger, Azpilicueta dhe Andreas Chriaastensen, të gjithë në fund të kontratës së tyre, nga ana tjetër pritet një tjetër fushatë faraonike merkatoje te blutë: në mbrojtje objektivi numër “1” është Jules Koundè i Sevillas, një lojtar për të cilin oferta është tashmë në tavolinë.

Në mesfushë, dy të preferuarit e trajnerit gjerman janë Declan Rice i West Hamit dhe Aurelien Tchouameni i Monakos.

Tre blerje që kërkojnë një kosto totale rreth 200 milionë euro. Por, siç duket, ka ardhur momenti që Roman Abramovich të hapë sërish thesin sepse tashmë ka fituar gjithçka që mund të fitonte në nivel klubi…

Leave A Comment