• Home
  • Basketboll
  • Ikona e NBA: Putin e njoh mirë, do të shkoj në Rusi për të negociuar lirimin e Griner

Ikona e NBA: Putin e njoh mirë, do të shkoj në Rusi për të negociuar lirimin e Griner

Ish-basketbollisti Dennis Rodman, tashmë 61 vjeç, një nga ikonat e NBA-së (5 tituj kampionë me Detroit dhe Chicago), ka befasuar me deklaratën dhënë për mediat amerikane. Ai dha se do të shkojë në Rusi për të negociuar lirimin e basketbollistes Britney Griner, e dënuar me 9 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

“Krimbi”, siç njihet ndryshe Rodman, njihet për miqësinë që ka me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Në të shkuarën, ai ka negociuar dhe kontribuar për lirimin e amerikanit Kenneth Bae, i burgosur në Korenë e Veriut.

Kam lejen për të shkuar në Rusi dhe të ndihmoj atë vajza, për të mundësuar lirimin e saj. Po përpiqem të shkoj në Rusi që këtë javë. E njoh mjaft mirë Vladimir Putin”, u shpreh Dennis Rodman për NBC News.

Griner është arrestuar që në shkurt të këtij viti, kur në aeroport iu gjet vaj kanabisi, të cilën ajo e përdorte si trajtim mjekësor. Ky justifikim nuk u mor parasysh dhe basketbollistja që luan për Ekateringurg u arrestua dhe një muaj më parë u dënua me 9 vite burg.

Leave A Comment