• Home
  • Futboll Bota
  • Inter-Liverpool, formacionet: Inzaghi me më të mirët, dy surpriza nga Klopp

Inter-Liverpool, formacionet: Inzaghi me më të mirët, dy surpriza nga Klopp

Gjithçka gati për super sfidën e Champions League që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në San Siro, në orën 21:00. Dy trajnerët sapo kanë publikuar formacionet zyrtare.

Konfirmohet gjithçka në shtëpinë e Inter-it, me Lautaro Martinez që do të luajë nga minuta e parë në krah të Edin Dzeko-s. Në vend të Barella-s do të luajë Vidal, me Brozovic dhe Calhanoglu.

Ndërsa ka disa risi te Liverpool-i, me Konate në mbrojtje në vend të Matip dhe Elliott në mesfushë me Fabinho-n dhe Thiago Alcantara.

Formacionet zyrtare

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexsander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Elliot, Fabinho, Thiago Alcantara; Salah, Diogo Jota, Mane.

Leave A Comment