• Home
  • Futboll Bota
  • Inter-Liverpool takohen pas më shumë se 1 dekade, ju kujtohet koha kur Ibra sfidonte Pepe Reina (Video)

Inter-Liverpool takohen pas më shumë se 1 dekade, ju kujtohet koha kur Ibra sfidonte Pepe Reina (Video)

Hera e fundit që Inter dhe Liverpool kryqëzuan rrugët në Champions ishte 14 vite më parë. Më konkretisht, më 11 mars 2008, skuadra e Benitez u përball me zikaltrit Mancinit, duke fituar 1-0 në kthim, pas rezultatit 2-0 në ndeshjen e parë në “Anfield”.

Autori i golit të vetëm në natën e “San Siros” ishte Fernando Torres, ndërsa Gerrard dhe Kuyt shënuan në ndeshjen e parë. Lojtarët që luajtën në të dyja ndeshjet dhe që janë ende aktivë quhen: Zlatan Ibrahimovic në njërën anë dhe Pepe Reina me Lucas Leiva, në anën tjetër.

Sigurisht, ata kanë ndryshuar disa skuadra prej asaj kohe. Suedezi është pjesë e Milanit, ndërsa dy të tjerët luajnë te Lazio e trajnerit Sarri. Ka dhe emra të tjerë si Babel te Galatasaray dhe Skrtel, që aktualisht luan te Spartak Trnava.

Skuadra e Mancinit doli në fushë me 4-3-1-2, me Julio Cesar në portë, Maicon, Burdisso, Rivas dhe Chivu në mbrojtje; Zanetti, Cambiasso dhe Vieira në mesfushë, si dhe Stankovic pas Ibrahimovic e Cruz. Në stol ishin emra si Toldo, Figo dhe Crespo.

Liverpool rreshtoi një skuadër më shumë sulmuese, me skemën 4-3-3. Reina ishte në portë, Carragher, Skrtel, Hypia dhe Aurelio në mbrojtje; Mascherano, Gerrard dhe Lucas Leiva në mesfushë. Sulmi përbëhej nga treshja Babel, Fernando Torres dhe Kuyt.

Leave A Comment