• Home
  • Seria A
  • “Inter luan si një ekip anglez”, legjenda e Liverpool-it: Ja pse ne jemi favoritë

“Inter luan si një ekip anglez”, legjenda e Liverpool-it: Ja pse ne jemi favoritë

Të mërkurën në mbrëmje do të zhvillohet në San Siro ndeshja mes Inter-it dhe Liverpool-it, e vlefshme për 1/8-at e Champions League. Një përballje prestigjioze, për të cilën ka folur edhe legjenda e Të Kuqve, Ian Rush.

“ZIkaltrit luajnë si skuadrat angleze, në sulm. Futbolli i tyre është me të vërtetë i bukur për t’u parë”, ka thënë Rush në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane Tuttosport.

“Kush është favorit? Duke parë rezultatet e fundit, tani do të thoja Liverpool-i. E dimë se në futboll mund të ndodhë gjithçka. Por në një përballje të dyfishtë, i shikoj Të Kuqtë favoritë. 6 0% me 40% për djemtë e Klopp-it”.

Leave A Comment