Interi në 1/16 e Champions League, ja kundërshtarët e mundshëm

Interi nuk arriti t’ia rrëmbejë Real Madridit vendin e parë në grupin D dhe kështu, të hënën e 13 dhjetorit në Nyon të Zvicrës do të marrë pjesë në shortin (ora 12:00) e 1/16 finale në vazon e dytë. Fati për zikaltrit do të duhet të jetë dashamirës në mënyrë që të mos përballet me ndonjë gjigant nga vazoja e parë.

Kujtojmë se tani nis turi me eliminim direkt, dy ndeshje vajtje-kthim, nuk ka më grumbullim pikësh. Midis shkurtit do të luhen ndeshjet e para dhe pastaj në mars kthimi. Rregullorja e UEFA-s parashikon se askush nuk mund të luajë kundër një skuadre nga grupi i saj, ose nga i njëjti vend në raundin e radhës së Champions-it.

Kjo nënkupton se për Interin, përballjet me Real Madridin dhe Juventusin janë të përjashtuara për momentin.

Ekipet e vazoz 1

AJAX

BAYERN MUNICH

MANCHESTER CITY

JUVENTUS (nuk mund të shortohet kundër Interit)

LILLA

LIVERPOOL

MANCHESTER UNITED

REAL MADRID (nuk mund të shortohet kundër Interit)

Ekipet e vazoz 2

ATLETICO MADRID

BENFICA

CHELSEA

INTER

PSG

SALZBURG

SPORTING LISBONA

ATALANTA OSE VILLARREAL (e shtyrë, do të luhet sot, më 9 dhjetor)

Leave A Comment