• Home
  • Seria A
  • “Interi po humbet rëndësinë e tij referuese në Serie A, Milani ka ndryshuar shumë”

“Interi po humbet rëndësinë e tij referuese në Serie A, Milani ka ndryshuar shumë”

Mario Sconcerti ka bërë një analizë në “Corriere della Sera” për luftën në krye të renditjes së Serie A: “Diçka ka ndryshuar në krahasim me një vit më parë. Se sa e rëndësishme do të bëhet kjo luftë do të thuhet së shpejti, por diçka ka ndryshuar.

Interi tani po humbet rëndësinë e tij si ekip referues, po humbet dritën, edhe nëse duket se nuk e meriton. Gjithmonë ka një vëllim të madh loje, por është më pak i ndritshëm, thjesht më koprrac…

Milani gjithashtu ka ndryshuar, Leao është rritur, është gjetur një mënyrë për të zëvendësuar Kessie. Bennacer është rikthyer, lojtar i një zhanri të harruar për mënyrën se si e mban ekipin të bashkuar.

Tonali është ngritur, ndoshta italiani më modern në grupin e kombëtares së Mancini, së bashku me Barella dhe Verratti. Atalanta-Juve ishte një ndeshje e mirë për 0-0, në fakt u vendos nga dy episode. Një rezultat i drejtë, që megjithatë mbetet problem dhe meritë e dy skuadrave, nuk ndikon asgjë në renditje”.

Leave A Comment