• Home
  • Champions League
  • Interi synon ta parakalojë Sheriff-in sonte, Dzeko drejton sulmin përkrah Lautaro

Interi synon ta parakalojë Sheriff-in sonte, Dzeko drejton sulmin përkrah Lautaro

Tri pikët janë të domosdoshme për Interin në fushën e surprizës së grupit, Sheriff. Zikaltrit do të jenë sonte në skenën e Tiraspolit për të adresuar në favor të tyre kualifikimin në turin e dytë të Champions League, pas suksesit të qartë të ndeshjes së parë në “San Siro”.

Simone Inzaghi është në kërkim të një fitoreje tjetër, që do të nënkuptonte parakalimin në renditje ndaj Sheriff. Dhe për këtë, ai mbështetet në formacionin tipik. Do të jenë Dzeko dhe Lautaro Martinez, ata që do të përbëjnë tandemin e sulmit.

Në mesfushë, Brozovic në dhomën e kontrollit, me Barella dhe Calhanoglu përkrah. Në korsitë anësore të këtij reparti pritet të luajnë Darmian dhe Perisic. Të gjithë të konfirmuar edhe në mbrojtje. Skriniar, De Vrij dhe Bastoni do të luajnë për të mbrojtur portën e Handanovic.

Sheriff përgjigjet me një 4-2-3-1, ku terminali i sulmit është Bruno Souza. Pas tij, Traoré, Kolovos, Castañeda. Në mesfushë, Addo do të mbështesë Thill, autor i barazimit momental të ndeshjes në Milano. Në mbrojtje, Arboleda dhe Dulanto përbëjnë çiftin qendror, Fernando dhe Cristiano pozicionohen në krahë. Celeadnic në portë.

Ja formacionet e mundshme:
SHERIFF (4-2-3-1): Celeadnic; Fernando, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Addo, S. Thill; A. Traoré, Kolovos, Castañeda; Bruno Souza.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martínez, Dzeko.

Leave A Comment