• Home
  • Champions League
  • Inzaghi ndjell kualifikimin: Fati është në dorën tonë, më shqetëson vetëm Lautaro

Inzaghi ndjell kualifikimin: Fati është në dorën tonë, më shqetëson vetëm Lautaro

Pak më shumë se 24 orë pas ndeshjes së Interit në Champions League kundër Shakhtar Donetsk, Simone Inzaghi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp: “Pas dy fitoreve me Sherifin e kemi fatin e kualifikimit në dorë. Do të përballemi me një ekip që luan mirë dhe me një trajner të shkëlqyer, duhet të jemi seriozë e të përgatitur për të fituar.

Të dielën shpenzuam shumë energji, Barella dhe Correa më kërkuan t’i zëvendësoja. Shpresoj të rikuperoj Lautaron. Nuk do të jenë De Vrij dhe Sanchez, të cilët shpresoj të bëhen gati për ndeshjen e ardhshme të Serie A”.

Lidhur me kualifikimin në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, trajneri i Interit thotë se është i përqendruar dhe identifikon një udhëkryq të rëndësishëm, ndeshjen ndaj Shakhtarit: “Kalimi në raundin e dytë është një nga objektivat tona. Jemi në një moment të mirë, por ka ende rrugë të gjatë për të bërë. Për ne e nesërmja është vendimtare, mbi të gjitha sepse më pas do të përballemi me Real Madridin në ndeshjen e fundit”.

Një sfidë që përfaqëson shansin e fundit për ukrainasit, në rrezik eliminimi në rast humbjeje. Supozime që, megjithatë, duket se nuk ndikojnë tek Inzaghi: “Ndeshja nuk do të ndryshojë në bazë të kërkesave për pikë të dy skuadrave. Për ne është shumë e rëndësishme, mund të na japë kualifikimin që nesër në mbrëmje”.

Leave A Comment