Telekamerat e Mediaset Infinity kanë kapur fjalët që Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it, i ka thënë skuadrës së tij para futjes në fushë për nxehjen para ndeshjes me Liverpool-in.
Tekniku i është drejtuar Marcelo Brozovic-it, duke i kërkuar të bënte kujdes ndaj Elliott: “E kanë vënë atë djalosh në mesfushë ndoshta për të të mbuluar ty”, ka qenë paralajmërimi i Inzaghi-t.
Ai djalosh, siç e ka quajtur trajneri i Inter-it, është 18 vjeç e 318 ditë dhe është bërë lojtari më i ri në historinë e Liverpool-it, që luan titullar në një ndeshje të Kupës së Kampionëve/Champions League, duke thyer rekordin e Trent Alexander-Arnold (18 vjeç e 354 ditë kundër Spartakut të Moskës në 2017-ën). Stage.