• Home
  • Moto GP
  • Ish-kampioni i botës: Kisha frikë, mund të rrëzohesha pas çdo kthese

Ish-kampioni i botës: Kisha frikë, mund të rrëzohesha pas çdo kthese

Marc Marquez (Honda) u klasifikua i dyti në garën e MotoGP zhvilluar në pistën e Aragon, pas një dueli rrotë më rrotë në tri xhirot e fundit me italianin Francesco Bagnaia (Ducati). Një duel i jashtëzakonshëm mes dy pilotëve, me spanjollin që tentoi disa herë të parakalonte rivalin italian, që kundërpërgjigjej menjëherë.

Marquez, që këtë sezon u rikthye pas 9 muajsh pushim dhe 3 operacioneve në shpatull, u shpreh: “Po mundohem ende të gjej formën më të mirë. Jam i kënaqur me vendin e dytë, pasi isha në limitet e forcës fizike. Në atë betejë kisha frikë se mund të rrëzohesha në çdo kthesë, pasi nuk kisha më forca”.

U përpoqa të fitoj, por Bagnaia reagoi shkëlqyeshëm. Jam i lumtur për podiumin, një tjetër rezultat i mirë në këtë sezon të vështirë”, tha Marquez.

Leave A Comment