• Home
  • La Liga
  • ISHULLI I PIRATIT | Nga “bidon” te Lazio në “luftëtar”. Video e publikuar nga Mallorca shfaq Muriqin e egër (VIDEO)

ISHULLI I PIRATIT | Nga “bidon” te Lazio në “luftëtar”. Video e publikuar nga Mallorca shfaq Muriqin e egër (VIDEO)

Duket e pabesueshme, por idhulli i ri i tifozëve të Mallorca-s është Vedat Muriqi – i sapoardhur ne janar… Në një vit e gjysmë te Lazio kishte shënuar vetëm 2 gola në 49 ndeshje, duke u etiketuar si “bidon” dhe me ngacmime të rënda në rrjetet sociale të vetë mbështetësve te klubit bardhekalter.

‘Pirati’ mbërriti në Romë në shtator të vitit 2020 nga Fenerbahçe, i paguar 20 milionë euro nga klubi i Lotitos: tani vlera e tij, sipas portalit të specializuar Transfermarkt, ka rënë në 6 milionë euro…

Këtë vit Maurizio Sarri kishte parë mjaftueshëm dhe për këtë arsye në ditën e fundit të merkatos së janarit Lazio e dha Muriqin në huazim te Mallorca deri në fund të sezonit për një pagesë prej 1 milion eurosh, duke shpresuar që e drejta e blerjes të aplikohet nga spanjollët. Nese ata vendosin qe ta mbajne, do te duhet te shtojne edhe 9 milionë euro ne fund te sezonit.

Një dëshirë që mund të bëhej realitet, pasi ndoshta as Tare – sponsori i tij kryesor në kohën e ardhjes së shqiptarit – nuk mund ta imagjinonte se “dashi i ngathët” dhe steril i ekspozuar në Romë – Muriqi dukej nje zero absolute dhe trup i huaj te ekipi i Lazios – do të bëhej një makinë lufte në Ligë në një kohë rekord…

Muriqi idhull në Palma de Mallorca
Ndikimi i Muriqit në fanellën e ishulloreve ishte shkatërrues: dy ndeshje si titullar, dy fitore. Një gol, një asistim dhe pjesëmarrjen vendimtare në aksionin e golit të suksesit në ndeshjen e fundit të luajtur nga djemte e Luis Garcias: për trajnerin, 27-vjeçari nga Prizreni tashmë është i palëkundur.

Fillimisht erdhi fitorja 2-1 ndaj Cadiz-it ( penalltia e tij vendimtare në pjesën e dytë), më pas fitorja 3-2 ndaj Athletic Bilbaos, ku sulmuesi dha asistimin për golin e dytë të Angel dhe më pas në finalen e zjarrtë ai preku topin ku më pas perfitoi Kubo me bashkëpunimin e portierit bask Unai Simon.

Tani është ‘Muriqi-Mania’ në Mallorca, tashmë e riemërtuar nga fansat si ‘Ishulli i Piratit’ me një banderolë elokuente të shfaqur kundër Bilbaos dhe vetë Liga po kalon gjithashtu fenomenin e ri të shkarkuar nga Seria A.

“La vida pirata es la mejor” (“jeta e piratit eshte me e mira”) ishte tweet-i kushtuar ish-sulmuesit të Lazios.

Muriqit pelqehet sepse eshte luftara dhe kjo kishte bërë të dashuroheshin në Turqi dhe kurre e dalluar ne Itali: dëshira e paepur për të luftuar dhe për të mos u dorëzuar kurrë.

Mallorca i dedikoi atij një postim në Twitter të fokusuar pikërisht në këtë, në të cilin sulmuesi shihet duke ndjekur një top dhe duke konkurruar me kundërshtarin e tij me një entuziazëm të madh agonist, duke nxitur më pas audiencën me gjeste gjithëpërfshirëse.

“Jeto çdo moment sikur të ishte i fundit”, është mbishkrimi që shoqëron videon e cila ka arritur në qindra mijëra shikime.

Mallorca tani ka një avantazh prej 6 pikësh ndaj zonës së rënies, duke pasur edhe një ndeshje më pak. Me një Muriqi të tillë mundesh: Piratit i duhej një rritje e vetëbesimit të këtij lloji për t’u ndjerë sërish i rëndësishëm!

Leave A Comment