• Home
  • Tenis
  • Ja 8 finalistët për meshkuj e femra në duel për titullin kampion të vitit

Ja 8 finalistët për meshkuj e femra në duel për titullin kampion të vitit

Turneu i fundit i këtij viti në tenis janë finalet ATP (meshkuj) dhe WTA (femra), event ku luajnë 8 tenistët më të mirë në botë, në të dyja kategoritë. Për femra, ky event zhvillohet në Guadalajara të Meksikës, ndërsa për meshkuj në Torino të Italisë.

Ajo që bie në sy te femrat është mungesa e numrit 1 në botë, australianes Ashleigh Barty, që u tërhoq pak ditë më parë, për shkak se nuk luan prej kohësh dhe nuk është në formën optimale (vendin e saj e zuri Kontaveit, numri 9 në botë).

Edhe te meshkujt ka mungesa, siç është ajo e spanjollit Rafael Nadal, numri 7 në botë, që nuk luan pasi është i dëmtuar. Në vendin e tij ndodhet norvegjezi Casper Ruud. Dy të parët e çdo grupi, meshkuj e femra, dalin në gjysmëfinale.

Finalet WTA-Meksikë

Femra-Grupi A: Aryna Sabalenka, Iga Swiatek, Maria Sakkari, Paula Badosa.

Femra-Grupi B: Anett Kontaveit, Karolina Pliskova, Garbine Muguruza, Barbora Krejcikova.

Finalet ATP-Itali

Meshkuj-Grupi A: Novak Djokovic, Stefanos Tsitsipas, Andrey Rublev, Casper Ruud.

Meshkuj-Grupi B: Daniil Medvedev, Alexander Zverev, Matteo Berrettini, Hubert Hurkacz.

Leave A Comment