• Home
  • Bundesliga
  • “Ja pse Super League nuk funksionon në Europë”, Rummenigge: “S’ia vlen që Messi dhe CR7 të fitojnë 10 mln euro më shumë

“Ja pse Super League nuk funksionon në Europë”, Rummenigge: “S’ia vlen që Messi dhe CR7 të fitojnë 10 mln euro më shumë

Karl-Heinze Rummenigge, ish-drejtues i Bayern Munich dhe anëtarë i bordit UEFA sot, ka dhënë një intervistë të gjatë për RTV38 gjatë emisionit “Zona Mikse”, duke iu përgjigjur disa pyetjeve mbi Fair Play Financiar dhe Super League.

Ish-drejtuesi i klubit bavarez ka analizuar dëmet e shkaktuara nga pandemia e Covid dhe bilancet e klubeve të mëdha të Europës:

“FPF është akoma, por është liruar në disa aspekte sepse dëmi i Covid është për të gjithë, edhe për Bayern, një problem. Ne kemi zero spektatorë dhe çdo ndeshje humbim 4 ose 5 milionë nga shitja e biletave”, ka thënë Rummenigge.

“Për Super League ju pyes: pse e kanë lajmëruar? Klubet italiane dhe spanjolle donin të reduktonin diferencën me klubet angleze që kishin një avantazh të madh me paratë e të drejtave televizive”.

Rummenigge ka shtuar:

“Barcelona është para syve të të gjithëve, por edhe bilanci i fundit i Juventus më ka befasuar. Është e rëndësishme që klube si Bayern Munich ë kenë thënë se nuk kanë dëshirë të marrin pjesë. Super League nuk mund të bëhet sepse do të transformohej futbolli në një sport amerikan dhe kjo nuk do të funksiononte me një kulturë europiane.

“Do të fitohej më shumë, po ku do të shkonin paratë? Te lojtarët dhe menaxherët. Nuk besoj se ia vlen që Messi dhe CR7 të fitojnë 10 milionë euro më shumë. Kostot duhen reduktuar sepse çdo vit jemi të detyruar të rifinancojmë rrogat e lojtarëve. Nuk besoj se një lojtar që fiton 6 milionë euro në sezon në vend të 8 bëhet i varfër”, ka përfunduar ish-drejtuesi i Bayern.

Leave A Comment