• Home
  • Tenis
  • Ja rrëfimi tronditës i tenistes së zhdukur kineze që akuzoi zyrtarin e lartë për dhunë seksuale

Ja rrëfimi tronditës i tenistes së zhdukur kineze që akuzoi zyrtarin e lartë për dhunë seksuale

Më 2 nëntor të këtij viti, pasi publikoi në rrjetet sociale një rrëfim tronditës, ku akuzonte ish-zv.kryeministrin për dhunë seksuale, tenistja kineze Shuai Peng është zhdukur nga skena publike. Hera-herës ajo është shfaqur në publik me një buzëqeshje të shtirur, por lajmet mbi gjendjen e saj janë të pakta e shpesh kontadiktore. Postimi i saj u fshi menjëherë dhe emri i Peng u censurua.

Më poshtë keni postimin e plotë të Shuai Peng në rrjetet sociale që shkaktoi kaos:

Nuk është e lehtë të flasësh, por dua që kjo gjë të mësohet. Deri në çfarë pike jam hipokrite? Rrëfej se nuk jam një vajzë e mirë, madje jam e keqe, një vajzë shumë e keqe. Rreth 3 vite më parë, ish-zv.kryeministri Zhang Gaoli doli në pension dhe i kërkoi doktorit Liu, i qendrës Tianjin Tennis Centre, të kontaktonte me mua për të zhvilluar një ndeshje tenisi, në një hotel në Pekin. Pasi luajta tenis në mëngjes, ti dhe bashkëshortja jote Kang Jie Mi, më dërguat në shtëpinë tuaj. Më pas, ti më dërgove në një dhomë dhe ashtu si në Tianjin, më shumë se 10 vite më parë, më the se doje të bëje seks me mua.

Isha shumë e trembur atë pasdite, nuk prisja të ndodhte një gjë e tillë, me një roje jashtë derës, pasi ishte e pamundur ta bindje bashkëshorten tënde që kishte lejuar që një gjë e tillë të ndodhte. Kishim bërë seks një herë më parë, 7 vite më parë dhe më pas ti ike në Pekin për të marrë pjesë në një mbledhje të Partisë Komuniste. Prej kohësh e kisha groposur atë histori në zemrën time, duke parë se nuk kishte ndërmend të merrje asnjë përgjegjësi. Atëherë, përse erdhe dhe më kërkove sërish, për të më çuar në shtëpinë tënde për të bërë sërish seks?

Nuk kam asnjë provë dhe ishte e pamundur të ruajë asnjë gjurmë nga ajo që ndodhi. Atë pasdite, të thashë JO dhe nisa të qaja. Darkuam me bashkëshorten tënde. Vazhdoje të flisje dhe the shumë gjëra, për të larguar çdo dyshim nga mendja ime. Pas darkës më the se nuk më kishe harruar asnjëherë në ato 7 vite dhe se duhej të isha e sjellshme me ty e kështu me radhë… Më kishte pushtuar paniku. Po, bëmë seks. Që nga ajo ditë nisa sërish të kisha dashuri për ty.

Edhe pse rrezikoj jetën time, dua të them të vërtetën për ty. Mbrëmjen e 30 tetorit 2021 bëmë sherr. Ti më the se do të shkonim në shtëpinë tënde pasditen e 2 nëntorit për të zgjidhur çështjen. Sot në mesditë më more në telefon për të më thene se je i zënë me punë dhe se do të dëgjohemi herë tjetër. Dhe u zhduke sërish, ashtu si 7 vite më parë. Më the se mes nesh nuk ka asnjë lidhje.

Kishe gjithnjë frikë se mos mbaja me vete ndonjë regjistrues për të mbledhur prova. Nuk kam asnjë provë, as video dhe as zë të regjistruar, vetëm përvojën reale të jetës time të shkatërruar. Edhe pse rrezikoj të më zhdukin dhe shtypin si një vezë në një shkëmb, jam e gatshme të them të vërtetën. Do ta mohosh ose do të kalosh në kundërsulm. Unë jam një vajzë që nuk meriton të bëhet nënë. Ti je baba i një djali dhe një vajze. Pas gjithë asaj që bëre në këtë jetë a do të jesh në gjendje t’i shohësh në fytyrë me ndërgjegjjen e pastër?”.

Leave A Comment