• Home
  • Tenis
  • Ja si ndryshon renditja botërore pas grand slam të Australian Open

Ja si ndryshon renditja botërore pas grand slam të Australian Open

Pas përfundimit të grand slam-it Australian Open, është publikuar renditja e re e tenistëve edhe pse në përgjithësi nuk ka ndryshime të mëdha. Kjo për faktin se vjet ky turne u zhvillua në muajin shkurt, ndaj heqja e pikëve të atyre që munguan këtë vit do të bëhet në mesin e muajit që vjen.

Kështu, te meshkujt, Novak Djokovic ruan kreun, por tashmë ka më pak se 1000 pikë ndaj finalistit Daniil Medvedev. Fiton një pozicion në renditje spanjolli Rafael Nadal, fitues në Melburn, që ngjitet në vendin e pestë. Ndërkohë që, Roger Federer, zbret në vendin e 30-të (nuk luan prej 7 muajsh).

Te femrat, në vendin e parë qëndron tenistja australiane Ashleigh Barty, që fitoi në Melburn. Ajo ka mbi 2500 pikë epërsi ndaj bjelloruses Sabalenka, ndërkohë që në vendin e tretë ngjitet çekja Krejcikova. Pesë pozicione fiton polakja Iga Sëiatek, e katërta, ndërkohë që humbet 4 pozicione Muguruza.

Top-5, meshkuj

1-Novak Djokovic, 11.015 pikë

2-Daniil Medvedev, 10.125 pikë

3-Alexander Zverev, 7.780 pikë

4-Stefanos Tsitsipas, 7.170 pikë

5-Rafael Nadal, 6.875 pikë

Top-5, femra

1-Ashleigh Barty, 8.331 pikë

2-Aryna Sabalenka, 5.698 pikë

3-Barbora Krejcikova, 5.533 pikë

4-Iga Sëiatek, 4.456 pikë

5-Karolina Pliskova, 4.452 pikë

Leave A Comment