• Home
  • La Liga
  • “Jam shumë krenar”, babai i yllit zyrtarizon transferimin te Barça

“Jam shumë krenar”, babai i yllit zyrtarizon transferimin te Barça

Në pritje të komunikatës së Barcelona-s, Pierre Aubameyang, babai i Pierre-Emerick, ka zyrtarizuar transferimin e djalit të tij në Katalonjë, duke e veshur me ngjyrat blaugrana në një postim të bërë në Instagram.

“Falënderoj Zotin e plotfuqishëm. Sa bukur djali im, si mund të mos jem krenar. Gjithmonë përpara, djali im”, ka shkruar babai i ish-kapitenit të Arsenal-it.

Aubameyang Senior ka qenë një nga lojtarët e parë të huaj që kanë luajtur në Serinë C italiane pas ligjit Bosman, duke veshur fanellën e Triestina-s në sezonin 1996/97.

Leave A Comment