• Home
  • Seria A
  • Jo vetëm Barella, Klopp: Ja lojtari tjetër i Inter-it që më pëlqen

Jo vetëm Barella, Klopp: Ja lojtari tjetër i Inter-it që më pëlqen

Inter-i dhe Liverpool-i janë gati të sfidohen në 1/8-at e Champions League. Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në San Siro. Trajneri Klopp nuk i ka kursyer komplimentet për zikaltrit në konferencën për shtyp të zhvilluar para ndeshjes.

“Do të luajmë kundër një Inter-i që është një klub i madh. I kam ndjekur shumë vitin e kaluar. Janë skuadra më e fortë në Itali: kanë shumë cilësi, janë të organizuar. Kjo është Champions League: luajmë kundër një skuadre të jashtëzakonshme. Do të jetë e vështirë të fitojmë”, ka thënë trajneri i Të Kuqve.

“Kush më pëlqen më shumë tek Inter-i, përveç Barella-s? Perisic më pëlqen, kemi punuar bashkë në Gjermani, duke humbur edhe një finale. Nuk jemi parë më, por më pëlqen shumë, ashtu si Dzeko. Barella nuk do të luajë dhe për ne nuk është një lajm i keq, më pëlqen shumë. Ka të gjitha karakteristikat e një kampioni, por në vend të tij do të jetë Vidal, që nuk më duket dhe aq keq.

“Nuk e di nëse është një avantazh për ne. Nuk ka rëndësi kush luan nga ata, por si luajmë ne. Është një nga ato ndeshje që do ta shihja në televizor nëse nuk do të isha trajneri i Liverpool-it”.

Leave A Comment