• Home
  • Partizani
  • Juve rikthen në rend dite rinovimin e Dybala; por me referencë… Vlahovic

Juve rikthen në rend dite rinovimin e Dybala; por me referencë… Vlahovic

Një takim i ri mes përfaqësuesve të Dybala dhe drejtuesve të Juventusit është i pashmangshëm, si dhe nevoja për ta mbyllur çështjen e rinovimit. Në janar, shtytja dhe tërheqja nga të dyja palët bënë që të mendojmë për një divorc të mundshëm, pastaj ardhjet e Vlahovic dhe Zakaria sollën “ajër të pastër” te bardhezinjtë.

Prandaj këto janë ditë të nxehta te Juventusi, por kanë miratimin e lojtarit, që dëshiron të qëndrojë. Juventusi do të luajë me shifrat: oferta fikse ulet, por bonuset rriten. Në këtë kontekst, nënshkrimi i Vlahovic do të shërbejë si “lakmues”.

7 milionët e serbit do të merren si referencë për të identifikuar intervalin brenda të cilit duhet të lëvizet edhe me argjentinasin. Krahasuar me 8 milionë euro, plus 2 bonuse të përmendura si pagë për “Joya” në janar, Juventusi do të përpiqet të reduktojë pjesën fikse, ndoshta duke rishikuar kushtet e bonuseve të lidhura me performancën. Këtë e raporton sot “Tuttosport”.

Leave A Comment