• Home
  • La Liga
  • Juventus-Vlahovic, super operacioni u realizua falë Real Madrid

Juventus-Vlahovic, super operacioni u realizua falë Real Madrid

Transferimi i Dusan Vlahovic nga Fiorentina tek Juventus-i ka qenë goditja më e bujshme  e merkatos së dimrit. Një operacion që mund të kishte dështuar nëse tentiva e fundit e bërë nga klubi vjollcë do të kishte pasur sukses.

Sipas Cadena Ser, Fiorentina ia ka ofruar sulmuesin serb Real Madrid-it për të mos e shitur te një klub rival i Serisë A dhe ndoshta për një shifër më të lartë se 75 milionë eurot e paguara nga Juventus-i.

Megjithatë, Los Blancos e kanë refuzuar propozimin e klubit italian, duke parë se janë në pritje të Kylian Mbappe, i cili pritet të transferohet nga Parisi në Madrid me kosto zero në fundin e këtij sezoni.

Leave A Comment