• Home
  • Champions League
  • Juventusi “kërcënon” Chelsea, flet Allegri: Luajmë për vendin e parë

Juventusi “kërcënon” Chelsea, flet Allegri: Luajmë për vendin e parë

Juventusi fokusohet në Ligën e Kampionëve dhe e bën këtë duke e ditur se e pret një ndeshje pa presion të madh. Në xhiron e pestë të fazës së grupeve, bardhezinjtë do të sfidojnë Chelsea, me sigurinë e kualifikimit në 1/8 finalke tashmë.

Massimiliano Allegri ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës në “Stamford Bridge”: “Nesër do të luajmë për vendin e parë në grup, kundër një skuadre që është në krye të Premier League dhe që edicionin e kaluar fitoi Champions-in. Për ne do të jetë një test shumë i rëndësishëm. Ka një Chelsea me Lukakun dhe një Chelsea pa Lukakun. Nëse belgu luan, blutë do të kenë një pikë referimi përpara. Nëse nuk luan, Chelsea nuk do të ketë pikë referimi, do të ketë më shumë kundërsulmues”.

Juventusi do të detyrohet të përballet me disa mungesa: “Ne ende do të duhet të zgjedhim, sepse do të kemi katër mbrojtës. Me ne do të jetë edhe Kulusevski, edhe pse nuk u stërvit sot në mëngjes, sepse ka probleme me dhëmbët. Danilo do të mungojë për dy muaj, ndërsa De Sciglio duhet të rikuperohet për Atalantën ose Salernitana. Chiellini do të jetë me ekipin të mërkurën, ndërsa Bernandeschi do t’i duhen edhe pak kohë”.

Dybala mund ta shohë veten në fushë kundër Chelsea: “Ende nuk e di nëse mund t’i japim minuta, sepse nuk ka luajtur për një kohë, gjithsesi do të thirret si Kulusevski”. Trajneri i Juventusit nuk ishte i çekuilibruar se kush do të luajë në sulm: “Ose Kean, ose Morata, ose ndoshta nga një pjesë loje secili. Kean u shfaq mirë me Lazion, Morata bëri një paraqitje pozitive edhe në Romë”.

Juventusi është i detyruar të heqë dorë nga golat e Ronaldos: “Ai ka qenë gjithmonë golashënuesi më i mirë dhe është një centralizues. Pa të këtë sezon kemi shënuar më pak, por do t’i gjejmë golat që na mungojnë”.

Leave A Comment