Juventusi me sytë nga Rusia, shpreson ende te vendi i parë në grup

Kualifikimi ka qenë i sigurt për javë të tëra, por Juventusi, duke luajtur në shtëpi kundër Malmos, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, ende shpreson të zërë vendin e parë në Grupin H. Për ta bërë këtë, bardhezinjtë duhet të fitojnë dhe të shpresojnë që Zeniti të ndalojë Chelsea. Në në rast humbjeje të bluve të Londrës do të mjaftonte edhe një barazim.

Juventusi vjen në ndeshje me shumë mungesa. Në fakt janë jashtë veprimi Danilo, Ramsey, McKennie, Chiesa dhe Kulusevski. Allegri, gjithashtu do të bëjë një kthesë të fortë, duke vendosur Perin në portë, Rugani në mbrojtje me Bonucci dhe De Ligt.

Kohë pushimi në krah për Cuadrado, Alex Sandro kthehet në të majtë, me Bernardeschi në të djathtë. Në mesin e fushës një mundësi për Artur dhe Rabiot, së bashku me Bentancur. Përpara konfirmohet dyshja Morata dhe Dybala, edhe sepse Kean nuk është në më të mirën e tij.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (3-5-2): Perin; Rugani, Bonucci, De Ligt; Bernardeschi, Bentancur, Arthur, Rabiot, Alex Sandro; Dybala, Morata.
MALMO (4-4-2): Diawara; Larsson, Ahmedhodzic, Brorsson, Moisander; Birmancevic, Rakip, Christiansen, Rieks; Berget, Colak.

 

Leave A Comment