Juventusi për fitoren e tretë në grup, De Ligt dhe Morata titullarë

Juventusi fluturon drejt Rusisë për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Zenit, kampioni në fuqi në shtëpi dhe një ekip interesant nga pikëpamja e futbollit, do t’i presë bardhezinjtë.

Pasi mposhti Malmo në ndeshjen e fundit me rezultatin 4-0, Sergej Semak po kërkon pikë të tjera të rëndësishme për të konsoliduar pozicionin e tij në funksion të vazhdimit të rrugës evropiane, qoftë në Ligën e Kampionëve apo në Ligën e Evropës.

Bardhezinjtë e Massimiliano Allegri, nga ana tjetër, janë të parët në grup, pas 2 fitoreve të para kundër Malmo dhe Chelsea. Kjo e fundit 1-0 në stadiumin “Allianz”, falë golit të Federico Chiesa. Rusët do të luajnë me skemën 4-3-3; Kritsyuk në portë, Sutomin, Chistyakov, Rakitskiy dhe Douglas Santos në mbrojtje.

Në hapësirën e mesfushës ka vend për për Kuzyaev, Barrios dhe Wendel, ndërsa tridentin sulmues e formojnë Malcom, Azmoun dhe Claudinho. Një treshe për t’u mbajtur nën kontroll, veçanërisht për dinamizmin.

Te “Zonja e Vjetër”, siç ishte parashikuar nga Allegri në konferencë për shtyp, De Ligt do të luajë titullar, së bashku me Danilo, Bonucci dhe Alex Sandro në mbrojtje, përpara Szczesny. Në mesfushë Bentancur, Locarelli dhe McKennie, ndërsa sulmuesi Morata kthehet nga minuta e parë, së bashku me Chiesa dhe Bernardeschi.

Ja formacionet e mundshme:
ZENIT (4-3-3): Kritsyuk; Sutormin, Chistyakov, Rakitskiy, Douglas Santos; Kuzyaev, Barrios, Wendel; Malcom, Azmoun, Claudinho.
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli, McKennie; Chiesa, Morata, Bernardeschi.

 

Leave A Comment