• Home
  • Premier League
  • “Ka bërë diçka djallzore”, Moyes: Është një djalë i mirë, do ta ndihmojmë

“Ka bërë diçka djallzore”, Moyes: Është një djalë i mirë, do ta ndihmojmë

Në shtëpinë e West Ham-it është në qendër të vëmendjes çështja Kurt Zouma. Mbrojtësi ka qenë protagonist për keq i një videoje ku është parë të keqtrajtojë macen e tij.

David Moyes, trajneri i Hammers, ka thënë në konferencë për shtyp se francezi do të jetë i pranishëm për ndeshjen e kampionatit kundër Leicester:

“Po, është në dispozicion për të luajtur kundër Leicester. Ka mendime të ndryshme, por ne, si klub, e kemi marrë këtë vendim dhe e mbështesim. Nuk besoj se mund të bëhet më shumë nga sa është bërë: West Ham i ka dhënë gjobën më të lartë të mundshme.

“E dimë të gjithë që ka bërë diçka të tmerrshme dhe djallëzore, por kemi zgjedhur të qëndrojmë përkrah tij. Kurt është një djalë i mirë, do të kërkojmë t’i japim ndihmën më të madhe të mundshme.

“Si për shkeljet e atyre që i japin makinës në gjendje të dehur, do të duhet të rehabilitohet dhe të ndjekë mësime për respektin ndaj kafshëve. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’u siguruar që Kurt ta kuptojë gabimin e tij. Episodi është i tmerrshëm, jemi të gjithë dakord”.

Leave A Comment