• Home
  • La Liga
  • “Ka një arsye pse Messi është më i forti në botë”, Pedri: Do ta falënderoj gjithmonë për…

“Ka një arsye pse Messi është më i forti në botë”, Pedri: Do ta falënderoj gjithmonë për…

Pedri është një nga yjet e rinj të Barcelona-s dhe futbollit spanjoll.

Mesfushori i katalanasve është shëruar nga dëmtimi që e ka mbajtur larg fushave për pak kohë.

Në një intervistë të dhënë për GQ Sports, ai ka folur oër Leo Messi-n, shokun e tij të skuadrës te Barça vitin e kaluar, duke i thurur elozhe atij dhe Xavi-t.

PËR XAVI-n – “Si lojtar i Barcelona-s është një nder; si futbollist, dhe si një mesfushor si unë, një privilegj. Nuk e njihja Xavi-n personalisht dhe, edhe pse nuk kisha dyshime, po tregon çdo ditë se e njeh futbollin si pak të tjerë.

“Jam i bindur se të gjithë do të mësojmë dhe do të përmirësohemi përkrah tij, në nivel personal dhe në nivel grupi. Me atë, dhe me skuadrën që po ndërton, do të kemi shumë gëzime”.

PËR MESSI-n – “Do ta falënderoj përgjithmonë që më ka ndihmuar në fushë dhe personalisht. Ka qenë shumë e lehtë të luaja me të, ka një arsye pse është më i miri në botë, dhe na ka kushtuar që nuk e kemi më në krahun tonë. Megjithatë, tani besoj se po ndërtojmë një skuadër të madhe, me shumë të rinj. Kemi të gjithë mundësinë të bëjmë një hap përpara”.

Leave A Comment