• Home
  • La Liga
  • “Ka një marrëveshje me Barcelona-n”, vjen lajmi që bën të dridhet klubin e Serisë A

“Ka një marrëveshje me Barcelona-n”, vjen lajmi që bën të dridhet klubin e Serisë A

Drejtuesit e Inter-it kanë plotësuar kërkesat e trajnerit Simone Inzaghi gjatë merkatos së janarit. Organika e kampionëve të Italisë është përforcuar me sulmuesin Felipe Caicedo dhe mbrojtësin/mesfushor Robin Gosens.

Tani, Marotta dhe Ausilio duhet të merren me rinovimet e yjet. Një nga këta është Marcelo Brozovic, i cili përfaqëson një “aset” shumë të rëndësishëm për kampionët e Italisë, për këtë sezon dhe atë të ardhshmin.

Kontrata e kroatit skadon qershorin e ardhshëm dhe kjo ka tër hequr vëmendjen e shumë kluneve të mëdha të Europës. Një nga këto klube është Barcelona. Katalanasit, sipas Todofichajes.net, e kanë arritur tashmë marrëveshjen me mesfushorin.

Barça duket se e ka bindur lojtarin duke i ofruar një kontratë të pasur me 8 milionë euro neto në sezon. Brozovic, i cili fiton 3.5 milionë euro në sezon tek Inter-i, ka kërkuar 6 milionë euro për të rinovuar me zikaltrit.

Leave A Comment