• Home
  • Champions League
  • “Ka qenë një çmenduri”, Donnarumma kujton momentin special: Jam i lumtur që e kam bërë me PSG

“Ka qenë një çmenduri”, Donnarumma kujton momentin special: Jam i lumtur që e kam bërë me PSG

Gianluigi Donnarumma ka ripërshkuar disa momente në Champions League, ku ka debutuar kundër Manchester City në shtator.

Portieri italian ka dhënë disa deklarata në faqen zyrtare të PSG, duke u ndalur tek emocionet provuara dhe forca e skuadrës së tij.

“Ka qenë një çmenduri! Ndeshja e parë në Champions League është speciale. Kur dëgjon muzikën, atmosferën në stadium, tifozët që këndojnë… Është diçka e pabesueshme”, ka thënë ish-portieri i Milan-it.

“Të luash në Champions është maksimumi për një lojtar. Duhet të them se jam i lumtur që kam patur mundësinë ta bëjë me Paris Saint-Germain dhe shpresoj që do të vazhdojmë të luajmë mirë dhe të fitojmë”.

Debutimi ka ardhur kundër City-t, kundërshtari i nesërm i francezëve: “Do të jetë e vështirë për ne, por edhe për ata. Duam të fitojmë dhe duhet të luajmë me besim në forcat tona”, ka thënë Donnarumma.

“Cila është forca jonë? Ka një optimizëm në ekip, punojmë të gjithë për njëri-tjetrin. Kemi cilësitë për ta bërë gjithë këtë. Forca jonë është se dimë ta godasim kundërshtarin në momentin e duhur, kështu fitojmë”.

Leave A Comment