• Home
  • Bundesliga
  • Kahn, tri kërkesa për të shpëtuar futbollin: Ja çfarë duam

Kahn, tri kërkesa për të shpëtuar futbollin: Ja çfarë duam

Një tavan për rrogat për të zgjidhur problemet e futbollit dhe për të përmbajtur humbjet e mëdha të shkaktuara nga pandemia.

Ky është propozimi i bërë nga administratori i deleguar i Bayern Munich, Oliver Kahn.

“Duam një tavan për rrogat, një shumë X limit që një klub mund të shpenzojë për rrogat dhe sanksione të ashpra që të jenë reale edhe për klubet e mëdha”, ka thënë ish-portieri.

Në intervistën e dhënë për Süddeutsche Zeitung, drejtuesi bavarez nuk e ka fshehur shqetësimin për valën e re të coronavirus, që ka detyruar Gjermaninë të mbyllë stadiumet. Një dëm i madh ekonomik edhe për një klub të madh si Bayern.

Sipas Kahn, klubet duhet të shpenzojnë për rrogat 60-70% të të ardhurave.

Ndër të tjera, duhet të ketë një limit edhe për investitorët dhe për shumën që mund të investojnë në një skuadër futbolli.

“Të dyja këto pika do të ishin të kota pa pikën e tretë: duhet të ketë sanksione të ashpra dhe që aplikohen, edhe te klubet e mëdha. Nuk duam gjë tjetër përveç kontrollit të kostove në botën e futbollit”, ka thënë Kahn.

Leave A Comment