• Home
  • La Liga
  • “Kam akoma probleme në zemër”, Aguero: Nuk e di nëse…

“Kam akoma probleme në zemër”, Aguero: Nuk e di nëse…

Është akoma një kujtim i dhimbshëm ai i 15 dhjetorit të kaluar për Sergio Aguero-n. Ish-sulmuesi i Barcelona-s ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli atë ditë për shkak të një problemi kardiak që është shfaur në ndeshjen e La Liga-s kundër Alaves.

Argjentinasi, pas kontrolleve, ka qenë i detyruar të braktisë futbollin për shkak të një problemi në zemër. Gjatë një lidhje direkte në kanalin e tij zyrtar në Tëitch, Kun ka pranuar se ka akoma probleme në zemër:

“Kam ndjesinë se zemra ime nuk funksionon mirë. Nëse bëj një sprint teksa luaj futboll ose tenis, më merret menjëherë fryma. Pyes veten shoesh nëse do të mund të kthehem të vrapoj një ditë”.

Leave A Comment