• Home
  • Moto GP
  • “Kam nevojë të marr ilaçe kundër dhimbjes para garës”

“Kam nevojë të marr ilaçe kundër dhimbjes para garës”

Piloti spanjoll Marc Marquez, i rikthyer në pistë këtë vit në garat e MotoGP pas një sezoni pushim dhe 3 operacionesh në shpatull, ka folur për gjendjen e tij fizike. “As unë dhe as fizioterapisti im nuk arrijmë të kuptojnë ditët se kur krahu im më dhemb dhe kur jo. Të shtunën, në Austri, gjithçka ishte në rregull. Të dielën, në “ëarmp up”, kisha dhimbje dhe mora mjekim”, tha Marquez.

Kam nevojë për ilaçet anti-dhimbje kur krahu më shqetëson. Kjo nuk ka qenë hera e parë që marr mjekim para garës. Në 3-4 gara këtë sezon kam pirë ilaçe anti-dhimbje para se të zbres në pistë. Bëhet fjalë për “enantyum”, një mjekim që e gjen në farmaci me recetë, të cilin e marr venoz për të bërë efekt më shpejt”, u shpreh Marc Marquez, piloti i Honda.

Leave A Comment