• Home
  • Moto GP
  • Kampioni i botës në MotoGP i pakënaqur: Jemi të avashtë, gati të largohem

Kampioni i botës në MotoGP i pakënaqur: Jemi të avashtë, gati të largohem

Testet dimërore të MotoGP të kryera gjatë dy javëve të fundit nuk kanë kënaqur shumë kampionin e botës, francezin e Yamaha, Fabio Quartararo. Ai shprehet i pakënaqur nga paraqitja e motorit, duke kërkuar më shumë shpejtësi.

Është e qartë që prisja një përmirësim më të madh nga motori dhe kjo paraqitje jo fort e mirë më krijon dilema për të ardhmen time te Yamaha. Ducati ka një motor më të shpejtë se i yni dhe në prova ishte më i shpejtë”, tha Quartararo.

Duhet të përmirësohemi në xhiron e shpejtë, ndërkohë që për sa i përket ritmit ndihem i shpejtë. Gjithsesi, nëse situata nuk ndryshon përgjatë sezonit, atëherë do të shoh për opsione të tjera për të ardhmen time”, u shpreh francezi.

Leave A Comment