• Home
  • Formula 1
  • Kampioni i botës: Nuk tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni

Kampioni i botës: Nuk tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni

Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni. Ai garon me skuadrën Aston Martin, e cila pak ditë më parë ka bërë prezantimin për mediat.

Së pari, të shohim se në çfarë pike është makina e këtij sezoni. Më pas do të vendos për të ardhmen, por një gjë është e sigurt, që nuk do të tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni”, u shpreh Sebastian Vettel.

Kam fituar 4 tituj në Formula 1 dhe është logjike që të ëndërroj e synoj të shpallem sërish kampion. Të shohim se si do të shkojnë provat zyrtare, madje mendoj se edhe gara e parë sezonale do të jetë një tip testi për ne”, u shpreh Vettel.

Leave A Comment