• Home
  • Premier League
  • Kane, pa diplomaci: Messi dhe CR7 vendosin standarde, por unë adhuroj një sportist amerikan

Kane, pa diplomaci: Messi dhe CR7 vendosin standarde, por unë adhuroj një sportist amerikan

Është gati 30 vjeç, por ndjen brenda vetes se më e mira nuk ka ardhur ende për të. Harry Kane është i bindur se ka ende shumë për t’i dhënë futbollit. I intervistuar nga “GOAL”, sulmuesi i Tottenham ka folur për gjendjen e tij fizike, duke e krahasuar me atë të sulmuesve të tjerë të mëdhenj evropianë:

“Mendohet se më e mira jepet në mesin e viteve të njëzeta, mes moshës 25 dhe 28-29 vjeç, por besoj se kjo arrihet pak më shumë se 30 vjeç në futboll. Nëse shikojmë Ronaldon, Lewandowskin, Messin apo Ibrahimovicin, të gjithë këta lojtarë e kanë ngritur edhe më shumë nivelin e lojës pas të tridhjetave. Është diçka që e pres me padurim dhe që më emocionon, sepse e di që edhe unë kam shumë hapësirë ​​për përmirësim në atë moshë”.

Vetëm lëvdata për Cristiano Ronaldon dhe Messin, dy më të fortët në qarkullim prej disa kohësh dhe në majat e futbollit botëror: “Unë mendoj se CR7 dhe Messi vendosin standardet, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ata janë shumë profesionistë.

Gjithçka varet nga mënyra se si mbahesh në formë, çdo javë ata mund të performojnë në nivelin më të lartë. Ky është qëllimi im: Dua të luaj sa më shumë, është sporti im dhe më pëlqen ta praktikoj çdo ditë. Kështu që sa më shumë të luaj, aq më mirë jam”.

Futbolli është pasioni i tij, por jo i vetmi në jetën e sulmuesit të “Spurs” dhe kombëtares angleze. Në veçanti, Kane admiron shumë një sportist që vazhdon të mahnisë edhe mbi 40 vjeç: “Unë jam një super fans i NFL dhe Tom Brady. Duke parë historinë e tij, sesi të gjithë dyshonin tek ai në fillim dhe se si askush nuk priste asgjë nga karriera e tij, më bën të mendoj për veten.

E mbante kokën ulur, punonte më shumë se kushdo, besonte te vetja më shumë se kushdo. Ai është futbollisti më i madh ndonjëherë. U bë më i mirë vit pas viti. Në moshën 28-vjeçare ndihem ende shumë mirë. Unë shikoj sportet amerikane për të kuptuar se si ata përdorin statistikat për t’u përmirësuar dhe jam shumë i interesuar. Dua të kuptoj se si mund të përmirësohem edhe unë”.

Leave A Comment