• Home
  • La Liga
  • Kaos te Barcelona, jep dorëheqjen njeriu që largoi Messi-n nga Camp Nou

Kaos te Barcelona, jep dorëheqjen njeriu që largoi Messi-n nga Camp Nou

Barcelona ka gjetur sponsorin e ri. Klubi katalanas, sipas RAC 1, do të nënshkruajë shumë shpejt një marrëveshje të rëndësishme me Spotify: kolosi i muzikës në streaming do të zëvendësojë Rakuten dhe do të bëhet sponsori kryesor në fanellat e skuadrës së meshkujve dhe femrave për një shifër 280 milionë euro në tre vite.

Gjithashtu, Spotify do të sigurojë edhe të drejtat e emërimit të Camp Nou-t të ri.

Një marrëveshje kjo që ka sjellë edhe dorëheqjen e Ferran Reverter, drejtuesi ekzekutiv i Barcelona-s, i cili kishte vetëm shtatë muaj në këtë detyrë. Zyrtarisht, dorëheqja është komunikuar për “arsye personale dhe familjare”, por, siç ka  bërë të ditur La Vanguardia, arsyeja kryesore duket se është pikërisht marrëveshja mes Barçës dhe Spotify, që duket se nuk është pranuar nga Revrter.

Dorëheqja do të hyjë në fuqi pasi Barcelona do të gjejë zëvendësuesin e Reverter. Siç ka kujtuar AS, Reverter ka qenë përgjegjësi i rimëkëmbjes ekonomike të Barcelona-s dhe kriteret e vendosura nga ai kanë qenë thelbësorë në mospranimin e marrëveshjes së La Liga-s me fondin CVC dhe në vendimin për të mos rinovuar kontratën e Messi-t.

Leave A Comment